Lajmet e fundit

Është raportuar se Channing Tatum mund t’i braktisë xhirimet e filmit Gambit, sipas burimeve të TheWrap, transmeton Klan Kosova.
Arsyeja e largimit nuk është bërë e ditur ende, por një burim i afërt me projektin ka thënë se ‘diçka është duke ndodhur’ në negociata ndërmjet përfaqësuesve të Channing dhe kompanisë 20 Century Fox.
Nëse aktori do të largohet përfundimisht, atyre do t’i duhet që në kohë të shkurtër të gjejnë një zëvendësim, pasi filmi është planifikuar të publikohet më 7 tetor të vitit 2016.