Lajmet e fundit

Reperi Chance The Rapper i ka publikuar katër këngë të reja, ndonëse më herët i kishte hedhur poshtë pohimet se do ta publikojë një album të ri këtë javë.
Mbrëmë, ylli nga Chicago i shpërndau këngët “Work Out”, “Wala Cam”, “I Might Need Security”, si dhe “65th and Ingleside” në platformën Soundcloud.
Ai po ashtu po punon në një album të ri me reperin tjetër nga Qyteti me Erë, Kanye West, ku edhe do ta incizojnë projektin të cilin e kanë cilësuar si “shumë personal”.