Lajmet e fundit

Hakmarrja në futboll nuk ekziston. Finalja me Real Madridin, për mua është vetëm një mundësi e re për të fituar, ka thënë trajneri i Athletics Diego Simeone para finales së Ligës së Kampionëve.
Diego Simeone vetëm që dhjetë vjet është trajner, por i ka mbetur vetëm një ëndërr e paplotësuar kur është fjala për trofe.
Është fjala për kupën e Champions League, të cilën mund të ngrejë nesër, kur në "San Siro" luhet finalja e garës me elite të Europës.
Kundërshtari është i njëjtë si në vitin 2014, rivali i qytetit, Real Madridi.
Simonen atë kohë e kanë ndarë disa minuta nga fitorja, por Ramos barazoi në minutën e dytë të vazhdimeve, dhe në kohën shtesë Reali ka fituar 1:4.
“Hakmarrja në futboll nuk ekziston, por finalja me Real Madridin për mua është vetëm një shans tjetër për fitore”.
“Hakmarrja është një gjë negative, për shkak se ajo është lidhur me humbjen. Nga ana tjetër, "Shanca" është një fjalë që lidhet me plot optimizëm”, tha Simeone, transmeton Klan Kosova.
Simone i cili është trajneri i Atleticos, nga viti 2011, ka fituar gjithçka: La Liga, Copa del Rey, Super Cup, Europa League dhe European Super Cup. Në rrugën e tij përfundimtare të mbledhjes së trofeve , qëndron një rekorder në numrin e kupave, ndërsa Reali cili ka fituar dhjetë herë Champions League.