Të dyja skuadrat e kanë humbur nga një finale në Ligën e Kampionëve.
Arsenali u mposht 2-1 në edicionin 2005/2006 nga Barcelona, kurse PSG humbi nga Bayern Munchen në sezonin 'pandemik', njofton Klankosova.tv.
Njëra nga këto dy ekipe, do ta shijojë për herë të dytë në histori një ndeshje kulminante në UEFA Champions League.
Akti i parë zhvillohet sonte në "Emirates Stadium" të Londrës, ku "Topçinjtë" zbresin në fushë të super motivuar, pasi eliminuan kampionët aktual të Real e Madridit.
Nga ana tjetër, PSG-ja në top-formë, si kampione e rikonfirmuar e Francës, synon që ta largojë nga UCL edhe skuadrën e tretë angleze, meqenëse fillimisht e kaluan Liverpoolin e pastaj edhe Aston Villën, raporton Klankosova.tv.
"Gunners" janë takuar pesë herë në histori me "Princat" francezë, ku tri fitore kanë londinezët dhe dy ndeshje u mbyllën me barazim.
Kjo super përballje gjysmëfinale, nga ora 21:00 transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të paltfromës ArtMotion, me komentim të Andin Lokajt.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.