17.11.2019 · përditësuar para 2449 dite1 min lexim
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se lojtarët nuk duhej të bënin driblime në ndeshjen kundër Anglisë sepse kjo e fundit e shfrytëzon çdo mundësi për të shënuar.
Kështu ka thënë ai gjatë një konference për media pas ndeshjes midis Kosovës dhe Anglisë, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 0:4, njofton Klan Kosova.
“Nuk e njoh Maqedoninë e Veriut si kundërshtare aq shumë dhe nuk mund të komentoj tani për tani sepse fokusi ynë ka qenë të kualifikohemi në Euro 2020. Të martën do të shkojë në Shkup për ta studiuar skuadrën e tyre më afër”.
“Ne e shfrytëzuam këtë gjiro për të mësuar dhe kemi luajtur mirë. Por, ne nuk mund të bëjmë driblime sikur me rastin e Anglisë sepse ata e shfrytëzojnë këtë”.
“Anglia ka një skuadër të fortë - për mua Anglia është skuadra më e mirë në Euro 2020”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.