Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se Kosova mund ta mposhtë Çekinë edhe në udhëtim.
“Unë nuk flas për dobësitë e kundërshtarit. Kam parë të gjitha ndeshjet e Çekisë, kam shikuar edhe dy herë ndeshjen tonë kundër tyre të cilën e kemi fituar”.
“Kemi fituar dhe pas ndeshjes të gjithë kanë qenë të lumtur me rezultatin, por pak ndoshta e kanë analizuar si kemi luajtur. Në atë takim mbase kemi qenë me fat. Nuk ka qenë aspak ndeshje e lehtë”, ka thënë Challandes, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë në konferencë se ndeshjen Ceki-Angli e ka fituar skuadra më e mirë – të cilën e ka fituar skuadra ceke.
“Për Kosovën nëse ka qenë e mundur njëherë, është e mundur prapë”.
Challandes ka theksuar që pret që edhe futbollistët Vedat Muriqi dhe Leart Paçarada të jenë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes.