Lajmet e fundit

Zhurmë pati, por jo ndërhyrje e ofendime.
Kështu, debate i fundit presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden kaloi më mirë se i pari.
Sidoqoftë, Bajden e Trump nuk i ndalen akuzat për njëri tjetrin, fillimisht për pandeminë.
Biden e kritikoi Trumpin për deklaratat se amerikanët duhet të mësohen me pandeminë.
Ndërsa Trump në debat ia përmendi një aferë të djalit Bidenit, të cilit iu gjet një llaptop, ku siç pretendon presidenti detyrë, ka shumë dëshmi për përfshirje të familjes Biden në punë jo të mira me shumë shtete të botës.
Debat tjetër mes Trump dhe Biden nuk do të ketë deri më 3 nëntor, kur është dita finale e votimeve.
Të dy do të ballafaqohen me njëri-tjetrin në distancë, nga tubimet parazgjedhore, intervistat mediatike dhe rrjetet sociale.