Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Rrahim Pacolli nga AKR-ja janë takuar gjatë ditës së sotme një njërën nga kafiteritë e Prishtinës.
Një burim brenda AKR-së ka thënë për Klan Kosovën se ky takim nuk ishte i planifikuar dhe se ka ndodhur krejt rastësisht.
Sipas po të njëjtit burim në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe se nuk është diskutuar asgjë në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet këto ditë.