Lajmet e fundit

Gratë janë treguar gjithmonë të kujdesshme kur kanë pasur takime me meshkuj të cilët kanë tatuazhe në trup.
Por një studim i ri ka rikonfirmuar dyshimet e tyre duke treguar se meshkujt me tatuazhe në trup kanë më shumë mundësi për të tradhëtuar, transmeton Klan Kosova.
2500 burra dhe gra heteroseksualë u pyetën gjatë një studimi për mendimin e tyre për disa foto me meshkuj gjysmë të zhveshur.
Disa imazhe ishin modifikuar duke shtuar tatuazhe në trupin e tyre.
Sipas studimit burrat që kishin tatuazhe konsideroheshin si më shumë tërheqës, se sa ata që nuk kishin.
Por sipas femrave burrat me tatuazhe ishin më pak tërheqës, zbuloi studimi i publikuar në gazetën “Personality and Individual Differences”.
Pavarësisht se një kërkim shkencor pohon se meshkujt me tatuazhe janë më të shëndetshëm, ata gjithashtu konsiderohen më mashkullorë, dominantë e agresivë.
“Mashkulliteti” lidhet me nivele të larta të testoseronit, një hormon që përveçse është përgjegjës për rritjen e muskujve dhe nxitjes seksuale, inkurajon meshkujt të tradhëtojnë.
Shkencëtarët nga Universiteti i New Meksiko më parë zbuluan se meshkujt në marrëdhënie romantike të përkushtuara kishin nivele më të ulëta testosteroni.
