Lajmet e fundit

Deputeti që hyri në Kuvendin e Shqipërisë nën siglën e Partisë Socialiste, Armando Prenga ka dhënë dorëheqjen nga posti gjatë ditës së sotme.
Aktin e Prengës e ka komentuar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.
Sipas tij, dorëzimi i mandatit nga ana e Prengës është një veprim jo fort i vlefshëm nga ana e Ramës.
Statusi i Sali Berishës:
Rama nxjerr Prengën nga dritarja për ta futur në parlament nga dera!
Të dashur miq, dorëzimi i mandatit nga vrasësi, trafikanti, hajduti ordiner, Armando Rama, është poshtërim për mandatin, përdhosje për ligjin, menderosje për parlamentin dhe është akt pa asnjë vlerë, nul and void!
Me këtë akt, Edvin Kristaq Prenga kërkon të nxjerrë banditin, vrasësin nga dritarja për ta futur nesër nga dera!