Lajmet e fundit

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se statusi i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazit është ironik, njofton Klan Kosova.
Gashi ka thënë në Infomagazine se ky postim i Abazit mund të kutohet vetëm nga shtresa intelektuale.
“Unë përfaqësoj vetveten dhe e kuptoj si status ironik, ka qenë i rëndë për ata që nuk e kuptojnë peshën e fjalëve.”
“Unë e kuptoj si deklaratë ironike por jo ofenduese, mu në më ofendon kjo, është funny, me humor më të tepruar Deklarata e tij nuk thotë se serbët e kanë krijuar Kosovën”, ka thënë Gashi.
Më tej Gashi ka foluar edhe në cilësinë e avokatit të Abazit, për dëbimin që i është bërë muaj me parë,
“Është një çështje e rëndë, e ka dëbuar Boiken Abazin për shkak të qëndrimit të tyre për një përiudhë kohore më të gjatë se sa duhet, unë jam avokat i tij, ka qenë një skandal edhe për dëbimin e tij dhe disa zyrtarëve të tij”, përfundon Abazi.
Ky është postimi në Facebook i Abazit, për çka Gashi ka folur në InfoMagazine:
"E sqarojme edhe një herë komentin e mëposhtëm: kush mendon se ka për "Nënë Kosovën", duhet ta kete të qartë që për “babë” ka Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist. Pra, zëvendësimi i idesë së “Nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimi i “babes” së dhunshëm Serbi, që e ka realizuar këtë ndarje. Shprehja “Unë biri yt Kosovë”, që e zëvendëson “Nënën Shqipëri” në vetëdijen e popullit të Kosovës me “Nënën Kosovë”, është në thelb mazokizëm i pastër!"