Lajmet e fundit

Aida Dërguti nga Vetëvendosja ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit janë mundësi për të ndryshuar kahjen e zhvillime.
Gjatë prezantimin të kandidatit për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatëve për deputet, Dërguti tha se Vetëvendosje pari tri vite ballafaqim e kundërshtim të cilat nuk ishin të lehta, por do të mbeten të lavdishme, njofton Klan Kosova.
“Tre vjetët e fundit s’ishin të lehta, por do të mbeten gjithmonë të lavdishme”.
“Këto zgjedhje janë mundësi për të ndryshuar kahjen e zhvillime. Kemi Vetëvendosjen si mundësi e ndryshimit dhe progresit. Ne kemi program qeverisës për të cilin zotohemi”.
“Me Vetëvendosjen Kosova bëhet republikë parlamentare”.
“Me Vetëvendosjen, Kosova do ta ketë një njeri të ndershëm, të dijshëm, dhe llogaridhënës karshi kuvendit dhe qyettarëve”.
“Pra, është momenti vendimtar që sot të vendosim me zemër, se sa nesër të ankohemi”.