Lajmet e fundit

Fansat e Adele ishin përgatitur emocionalisht për lansimin e albumit të shumëpritur “25”, e ata janë entuziazmuar edhe më shumë pas publikimit të këngës tjetër “When We Were Young, për të cilën mbetet të shihet nëse do ta ketë suksesin e këngës së parë.
Përveç se shkruan e bën këngë të fuqishme, britanikja 27 vjeçaren së fundmi ka folur për pamjen dhe imazhin e saj.
“Kam probleme me imazhin dhe trupin tim sigurisht, i kam pasur gjatë gjithë jetës. Mirëpo, ka çështje shumë më të rëndësishme në botë sesa ajo se si unë ndihem me trupin tim”, ka thënë Adele, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
“Por ajo që është e rëndësishme është se ne jemi persona unikë. Pse duhet të duam të dukemi si dikush tjetër apo t’i kemi flokët apo mendimet të njëjta me dikë?”, i është drejtuar fituesja e shumëfishtë e cmimeve Grammy audiencës.
Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për të qenit nënë, si gjëja e preferuar për të bërë në jetën e saj.