Lajmet e fundit

Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqje pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
Katër muaj më parë ai kishte shkuar në Hagë për t’u intervistuar nga Prokurori Special, ku kishte thënë se ky është çmimi i lirisë, dhe se ai beson në paqe dhe drejtësi.
“Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”, kishte thënë Thaçi.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”.
https://klankosova.tv/thaci-nga-haga-askush-smund-ta-rishkruaje-historine-ky-eshte-cmimi-per-lirine-video1/?fbclid=IwAR13lJyPydAaTvNyDxhsYePRCsvKPXeeZvMgupjn7YOX4CYRucwX54o30P8