Lajmet e fundit

Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron që ishte akuzuar për miratimin e një qëndrimi të nënshtruar ndaj kancelares gjermane Angela Merkel ka thënë se ai vërtet dëshiron një Francë që bashkëpunon me Gjermaninë.
“Ndaloni këto formulime qesharake”, ka deklaruar ai në debatin presidencial që po zhvillohet momentalisht, transmeton Klan Kosova.
Derisa kandidatja Le Pen po në këtë debat ka thënë se "kursimet e francezëve janë nën kërcënim për shkak të Evropës”.
Ajo vazhdimisht përpiqet ta paraqesë Macronin si të dobët ndaj Kancelares gjermane Angela Merkel, duke nënkuptuar se ai nuk do të ngrihet kundër saj.