Lajmet e fundit

Analisti politik, Astrit Gashi duke komentuar mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se ka shumë mundësi që të bie Qeveria.
“Më shumë ka gjasa të bie, sesa të vazhdojë”, ka thënë Gashi në Zona B të Klan Kosovës.
Derisa analisti tjetër politik, Dardan Gashi ka thënë se kjo Qeveri nuk duhet të vazhdojë së qeverisuri Kosovën.
“Do të ishte e palogjikshme të vazhdojë kështu kjo Qeveri. Logjikë nuk ka, por nëse nuk shkojmë në qershor në zgjedhje, nuk do të shkojmë deri në vjeshtë”.
Se Qeveria ka shumë mundësi që të bie mendon edhe analisti Petrit Zogaj që poashtu ishte i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
“PDK ka pasur rastin që në një natë ka dalur dhe ka thanë ne tërhiqemi nga koalicioni. E shoh shumë më shumë të mundshme të bie kjo Qeveri sesa të vazhdojë”.