Lajmet e fundit

Rezultati i votimit në Paris, e ka tronditur politikën në Serbi.
Menjëherë pasi kaloi propozim-rekomandimi për kërkesën e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO, ministri i jashtëm i këtij shteti Ivica Daçiq, thirri konferencë të jashtëzakonshme në Beograd. Ai tha se ka ende shpresë të pengohet anëtarësimi i Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Kulturë e Shkencë.
Madje, shefi i diplomacisë serbe, tregoi edhe disa formula matematikore të vendeve anëtare në UNESCO, duke thënë se ato mund të lënë Kosovën jashtë, kur merret vendimi përfundimtar në nëntor.
Me idenë se Kosova së shpejti mund të ketë një ulëse në UNESCO, pos Daçiqit, nuk pajtohen as krerët më të lartë të Serbisë, duke nisur nga presidenti Tomisllav Nikoliq e krerët e kishës ortodokse.
Ata thirren në trazirat e marsit të 2004, të cilat sipas tyre janë treguesi më i mirë se shumica shqiptare në Kosovë, nuk do t’i ruaj kishat e manastiret ortodokse në tokën kosovare.
Kronikë nga Besnik Tahiri.