Lajmet e fundit

Edhe Alisa, e cila në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka hyrë bashkë me të dashurin e saj, Urimin, ka folur rreth eksperiencës brenda këtij formati televiziv.
Ajo ka thënë se fillimi ishte i vështirë, ndërsa e vlerëson faktin se brenda shtëpisë ka njohur njerëz të mirë.
“Se kam mendu që ka hala njerëz të mirë, që bëjnë mirë për ty e që folin mirë për ty, për një periudhë kaq të shkurtër. Ka edhe njerëz që ofendojnë. Krejt këto sende i kam pa e i kam ndjerë në këtë shtëpi”, ka thënë Alisa.
Ndërkaq, rreth aventurës së deritanishme në Big Brother VIP Kosova ka folur edhe Urimi.
“Unë gjithmonë kam qenë një tip i mbyllur dhe e kom urryer këtë gjë te vetja ime. Dhe këtu e kam njoftuar edhe veten time mund të them, këto 10 ditë kam mësuar më shumë sesa 10 vjet jashtë. Kam njoftuar njerëz që jashtë janë shumë të mëdhenj, e këtu janë krejt ndryshe”, ka thënë Urimi.
“Jam i lumtur që kam hi me Alisen. Nëse nuk dalim nesër besoj qe mundem me tregu hala ma shumë veten”, ka shtuar ai.