Lajmet e fundit

Është raportuar se Kim Kardashian u tha autoriteteve policore se sulmuesit e saj ishin “shumë amator”, kur ajo ishte grabitur duke u mbajtur në shënjestër në dhomën e saj në Paris, gjatë javës së kaluar.
35 vjeçarja thuhet se ka besuar se njerëzit e maskuar nuk e dinin se çfarë ishin duke bërë, edhe pse zyrtarët zbuluan se sulmi ishte rezultat i një bande shumë të aftë, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, një burim i brendshëm më parë pohoi për TMZ, se hajdutët kanë dashur të duken si amatorë në një përpjekje për ta mashtruar policinë.
Tani thuhet se Kim është në një gjendje të keqe emocionale pas përvojës së hidhur në Paris.
Ajo ende nuk ka komentuar publikisht në lidhje me këtë incident.