Lajmet e fundit

U shkarkua nga Gjykata Kushtetuese.
Këtë vendim e pranon kryeministri tani në detyrë Avdullah Hoti.
Pa dhënë komente shtesë, ky mediave u tha se do ta vazhdoj punën në detyrë derisa të zgjedhet qeveria e re.
“Asnjë funksion shtetëror nuk do të mbesë mbrapa. Çdo emërim që mund të bëhet, si ai i Drejtorit të AKI-së ose në institucione të tjera, do të bëhen në përputhje me ligj”, tha Hoti.
Hoti beson se me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, që nuk i erdhën ditët e fundit as në mbledhje, operoi kënaqshëm.
Njeriu që qëndroi për 200 ditë si kryeministër pretendon se qeveria e tij do të mbahet në mend për rimëkëmbjen ekonomike, kursim, menaxhimin e pandemisë dhe afrimin me amerikanët.
Por, a do të jetë përsëri i parapëlqyeri i LDK-së për postin e kryeministrit? Çfarë raporte pritet të ketë me Vetëvendosjen dhe Vjosa Osmanin?
Përgjigjet mund t’i kuptoni në kronikën e mëposhtme.