Lajmet e fundit

The Washington Post, paralajmëron nënshkrimin e ujdisë në mes të Kosovës dhe Serbisë në kopshtin e trëndafilave në oborrit të Shtëpisë së Bardhë, ku janë firmosur ujdi historike.
Si e tillë ishte marrëveshja e vitit 1994, midis ish-kryeministrit izraelit, Jitzak Rabin dhe ish-mbretit jordanez Husein, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Bill Clinton.
“Kopshti i Trëndafilave” njihet si vend jo vetëm i marrëveshjeve të mëdha e të rëndësishme, por edhe vend goxha i dashur për familjet presidenciale.