Lajmet e fundit

Ajo ishte e nominuar për aktoren më të mirë në rolin dytësor në Akademinë e Çmimeve Oscars.
Aktorja, Nicole Kidman, për mbrëmjen më të rëndësishme të vitit për artistët kishte vendosur të vishte një fustan të Armani Prive.
Por si duket fustani ia acaroi asaj pak lëkurën,pasi iu është vërejtur lëkura më e skuqur në qafë, transmeton Klan Kosova.

Ndonëse fustani dukej shumë shik, skuqja e lëkurës nuk ishte i vetmi problem që kishte hasur Kidman me këtë fustan.
“Bëra pak panik pasi rripi i fustanit mu prish teksa isha në veturë”, tha aktorja.
Nëna e katër fëmijëve për tapetin e kuq fustanin e mrekullueshëm ngjyrë bezhë e kishte kombinuar me zinxhirë dhe vathë diamanti.

