Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën i pret në takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike, konfirmojnë zyrtarët e Zyrës së Presidentit të Kosovës.
Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ftesa e presidentit është e hapur për të gjitha subjektet që kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës.
“Për në orën 10 është ftuar një takim konsultativ nga ana e presidentit të Kosovës. Janë ftuar të gjitha partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës. Qëllimi i takimit, siç po thotë edhe vetë emri, është që të konsultohemi të gjithë për hapat e mëtutjeshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve tjera, pas zgjedhjeve të qershorit të këtij viti".
"Ftesa është e hapur për të gjitha partitë politike dhe besojmë që të gjitha partitë politike do të marrin pjesë në këtë takim. Nuk është kërkuar konfirmim prej asnjë partie politike”, deklaron Arifaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.