Lajmet e fundit

Kryetari aktual i Drenasit, dhe kandidati i sërishëm i PDK-së për këtë komunë, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sa i përket kontratës kolektive në këtë komunë, se për shujtat për nxënës do të ndahet buxheti nga viti i ardhshëm, njofton Klan Kosova.
Lladrovci në emisionin Magazina Lokale në Klan Kosova, ka thënë se i ka ndarë 20 mijë euro për transportin e nxënësve me nevoja të veçanta.
"I kam ndarë rreth 20 mijë euro për transportin e nxënësve me nevoja të veçanta dhe ata gjithashtu do t'i kenë dy ekskursione në Kosovë".
Ndërsa, kandidati i Nisma për Kosovën për Drenasin, Isa Xhemajlaj, ka deklaruar se respektimi i kontratës kolektive për punëtorët arsimor për vitin e ardhshëm është "i pamundshëm".
Por sipas Xhemajlajt, me ardhjen e Nismës, kjo gjë do të realizohet.
Kandidati i Vetëvendosjes për Drenasin, Shemsi Elezi, ka thënë se çdo gjë është e paraparë me ligj si për shujtat ashtu edhe për pagesën e udhëtimit si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët.
Elezi gjatë emisionit Magazina Lokale në Klan Kosova, ka theksuar se do të realizohet transporti për nxënësit që e kanë shkollën në "largësi".