Diçka e madhe po vjen për Taylor Swift këtë muaj!
Këngëtarja 28-vjeçare e ka postuar një orë numëruese në Insta Story të saj, e cila përfundon më 26 prill.
Taylor po ashtu e ka ndryshuar edhe biografinë e saj në këtë rrjet social, duke lënë vetëm këto numra “4.26”.
Derisa Taylor nuk e specifikoi se çfarë do të ndodhë më datë 26, fansat kanë filluar të spekulojnë se ajo po bëhet gati për të publikuar këngë të reja, të cilat i kanë munguar me muaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.