Lajmet e fundit

Johnny Depp së fundmi është paraqitur në festivalin e filmit në Venedik, kapur dorë për dorë me bashkëshorten e tij Amber Heard, ndërsa fansat kanë mbetur të shokuar.
Që nga atëherë ende debatohet nëpër rrjetet sociale rreth asaj se çfarë po ndodh me të, i cili për një kohë të gjatë është njohur si aktori më i bukur në Hollywood.
Fytyra e tij ishte e fryrë, e në këtë drejtim as pjesa tjetër e trupit nuk kishte mbetur prapa. Flokët i kishte më të yndyrshëm se zakonisht, dhe interesim të madh kanë zgjuar edhe kurora të dhëmbëve të arit që i ka vendosur.
Thënë shkurt, Johnny Depp nuk i ngjante vetes së para disa muajve.
New York Post ka bërë shaka me trajnerin e 52 vjeçarit, yllit të filmit “Piratet e Karaibeve” duke thënë se ai do të duhej të bënte ushtrime të pompave për shkak të kësaj.
Sa për krahasim, kështu është dukur Depp para një viti në Met Gala.
Në muajt e fundit çdo herë e më shumë thuhet se aktori i është rikthyer veseve të tij të vjetra të këqija, të tilla si konsumimi i alkoolit gjatë gjithë ditës.
Thashethemet u ndezën pasi ai u paraqit i dehur në Hollywood Film Award vitin e kaluar.
Me sa duket edhe xhirimet e filmit “Piratet e Karaibeve 5” janë në pritje, për shkak se producentët nuk e dinë se çfarë të bëjnë me problemet e tij. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i tij thotë se Depp ka vendosur të marrë pak pauzë për shkak të lëndimit të dorës. Deri në vitin e kaluar Depp pohonte se nuk kishte pirë alkool për 18 muaj.
Disa burime thonë që ish gruaja e tij, Vanessa Paradis, po e fajëson bashkëshorten e tij Amber Heard për rikthimin e Depp në veset e vjetra.
“Vanessa është e bindur që Amber nuk është mjaft e pjekur për t’u përballur me problemin e tij të pijes”, ka thënë burimi për National Enquirer, transmeton Klan Kosova.