Lajmet e fundit

Si duket këngëtarja Mariah Carey është ndarë definitivisht nga James Packer.
Çifti nuk janë parë së bashku tash e një muaj pas një zënke që kishin pasur gjatë një pushimi në Evropë, transmeton Klan Kosova.
TMZ, ka raportuar se James ka “bërë diçka shumë, shumë të keqe” .
“Mariah dhe James kishin një zënkë në Greqi, dhe nuk janë parë së bashku që nga ajo kohë. Përleshja nuk kishte të bënte për ndonjë tradhti”, ka thënë një burim i TMZ.