Lajmet e fundit

Këtë javë, kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha e quajti vendimtare për zhvillimet politike.
Në fjalimin që mbajti nga çadra e protestës përballë kryeministrisë, Basha foli për një komplot ekonomik dhe politik kundër Partisë Demokratike. Nuk do të ketë dialog fasadë, për të arritur në një zgjidhje fasadë, që PD, sipas tij të bëhet pjesë e teatrit të kukullave.
Por kreu i Partisë Demokratike e hodhi poshtë këtë opsion, kur tha se “Nëse do të ketë dialog, nuk do të ketë Pazar përmes disa politikanëve të mazhorancës dhe të opozitës që të vazhdojë vjedhja, por do të ketë dialog me standard europiane që t’i japë fund Republikës së Vjetër. Për herë të parë, interesat e Republikës së Vjetër kërënohen, sepse bashkimi popullor ka marrë vendim se as nuk do të hyjë, as nuk do pranojë, as nuk do lejojë zgjedhje fasadë, teatër kukullash, zgjedhje për Republikën e Vjetër apo zgjedhje për politikanët e korruptuar. Se ne jemi këtu për zgjedhje për qytetarët dhe zgjedhje për Republikën e Re”,shkruan lapsi.al, përcjellë Klan Kosova.
Basha pret që zhvillimet e orëve në vijim të tregojnë nëse dialogu që kërkon Kryeministri Edi Rama është vazhdim i lojës apo i vërtetë.
“Sot e gjithë këtë javë, ndodhemi në një javë është vendimtare të zhvillimeve, komploti kundër jush shpreson që përmes dialogut fasadë të arrijmë zgjidhje fasadë, ku PD dhe opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukullave, në shkëmbim të pazareve në emër të interesave të kupolës, që PD të marrë karriget e saj dhe llokmën e saj në kupolën kriminale të Republikës së Vjetër. Kjo është shpresa. Ky është projekti. Orët në vijim do ta shpalosin këtë” tha Basha.