Lajmet e fundit

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, në studion e Info Magazine, ka shpjeguar se çfarë në fakt është Kurban Bajrami dhe çfarë simbolizon kjo festë, njofton Klan Kosova.
“Kurban Bajrami është një festë që quhet festa e sakrificës e që simbolizon një veprim të cilin i dërguari i Zotit – Ibrahimi, dëshironte që të sakrifikonte të birin e tij, por në atë moment Zoti i dërgon një Kurban në mënyrë që të merret si shembull dhe që të flijohet diçka tjetër e jo njeriu, e që sot e tutje vazhdon kjo traditë”.
“Është një simbolikë e cila nuk e ka qëllimin e derdhjes së gjakut. Esenca është që përmes kurbanit të sakrifikohet e keqja dhe të afrohemi të Zoti”.
“Afrimi të Zoti nënkupton që ti si njeri të kesh mendjen që je i mbikëqyrur nga dikush, të mos bësh keq, të jesh i afërt me familjen, rrethin dhe shoqërinë. Të jesh human, solidar, dhe t’ju ndihmosh atyre që kanë nevojë”.
“Kjo është një prej festave që na nxitë të ndihmojmë ose të jemi solidarë, por ne jemi të kërkuar që gjithmonë të jemi të tillë”.