Lajmet e fundit

Shefi i policisë në rajonin e Kievit tha se policia ukrainase ka gjetur trupat e 900 civilëve përreth kryeqytetit, më shumë se një javë pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona.
Numri më i madh i trupave, rreth 350, thuhet se u gjetën në qytetin e Bucha.
Rusia thotë se goditi një fabrikë ukrainase që prodhonte raketa anti-ajrore jashtë Kievit, disa orë pasi pranoi se luftanija ruse Moskva ishte fundosur pas një shpërthimi.
Zyrtarët amerikanë, duke folur në mënyrë anonime, thanë se SHBA-ja beson se Moskva u godit nga dy raketa ukrainase Neptun dhe pati viktima ruse kur anija u fundos, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët ukrainas pretendojnë se disa civilë u vranë dhe u plagosën, derisa përpiqeshin të largoheshin nga lindja e vendit pasi forcat ruse hapën zjarr mbi autobusët e evakuimit.
Në qytetin e shkatërruar të Mariupolit, pjesa më e madhe e të cilit është e pushtuar nga forcat ruse, zyrtarët ukrainas kanë akuzuar pushtuesit për zhvarrosjen e trupave për të fshehur provat.
OKB thotë se më shumë se pesë milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë konfliktit.