Lajmet e fundit

Në kohën kur në ndërtesën e qeverisë po bëhej prezantimi i punës për Demarkacion e kundërshtimi nga opozita, në shtëpinë e Kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Murat Meha, u gjend një mjet shpërthyes.
Menjëherë pasi që u lajmërua për këtë mjet në shtëpinë e Mehës që gjendet në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania”, policia rrethoi zonën.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe njësiti i forenzikës, zjarrëfikësit dhe ambulanca, njofton Klan Kosova.
Mjeti që u gjend afër orës 14:00, u aktivizua pas dy orëve në mënyrë të kontrolluar pa shkaktuar dëme.
Meha për mjetin që u gjend në shtëpinë e tij u shpreh se autorët janë “ata që po dalin në televizion”.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.