Lajmet e fundit

Presidentja Kolinda Grobar Kitaroviq, së pari e pret homologun e saj slloven, Borut Pahor, me të cilin së bashku e e organizonnë Samitin e Brdo-Brionit, që kësaj radhe po mbahet ne Zagreb.
Kështu si nikoqir këta të dy iu dëshirojnë mirëseardhje përfaqësuesve nga Brukseli, fqinjësia e nga Uashingtoni, njofton Klan Kosova.
Krerët e shteteve të rajonit, vijnë me radhë. E në mesin e tyre është edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këtu erdhi edhe serbi, Tomisllav Nikoliq, i cili homologes së tij kroate ia rrëmbeu një puthje me tepër se të tjerët.
E pas presidentëve, me gjysmë ore vonesë, mbrrin edhe njeriu i dytë i SHBA-ve, Joe Biden.
Në fillim bëhet fotoja familjare e me pas punimet e samitit vazhduan me dyer të mbyllura.
Me të përfunduar ai, ishte caktuar nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, por cereominë e vonon takimi kokë më kokë i Jahjagës me Biden.
Me të arritur këta të dy, filloi edhe nënshkrimi i deklaratës për bashkëpunim. Por në momentin kur firmën e saj e vendoste Jahjaga, Nikoliq bëri një veprim të çuditshëm.
Për këtë duket se u arsyetua para amerikanit.
E kur nënshkroi vet, u kujdes që të mos zë vend afër presidentes së Kosovës, gjë që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.
Në konferencën e mbajtur për media pyetjet nuk ishin të lejuara.
Biden pati një muhabet me gazetarët, për shkak te problemeve teknike.
Më të përfunduar deklarimet mediale, , amerikani i kushtoi pak kohë maqedonit George Ivanov.
Por kohën me të madhe e kaloj duke biseduar me anëtarin musliman të kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
Kjo bëri që dy nikoqirët të presin pak.
Me ta përfunduar muhabetin, bashkë me Bidenin u larguan të gjithë dhe gjithçka mori fund për samitin e Berdo – Brionit për këtë vit.
Kronikë e Kosovë Gjocit.