Lajmet e fundit

Pas shtatorit të vitit të kaluar, kur Kate Hudson dhe Nick Jonas u panë duke darkuar së bashku, nuk kanë pushuar asnjëherë dyshimet e fansave të tyre se ata janë në lidhje romantike, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi në një intervistë, Jonas është shprehur se aktorja 36 vjeçare është e mrekullueshme dhe se ata kanë pasur një lidhje jashtëzakonisht të fortë si dy njerëz, të cilët adhurojnë dhe shohin atë që është e bukur tek njëri tjetri.
Ndërsa kur Nick është pyetur nëse ai ka marrëdhënie seksuale me aktoren bukuroshe, ai ka thënë: "Në përpjekje për ta respektuar atë dhe privatësinë e saj, nuk do të them nëse ne kishim marrëdhënie seksuale apo jo. Por ne kemi pasur një lidhje të bukur. Edhe tani unë kam shumë admirim dhe respekt për të. Ajo është e mrekullueshme".