Lajmet e fundit

Aktori Ashton Kutcher duket se ka pasur një aksident.
Bashkëshorti i Mila Kunis, pasi doli nga aeroplani në Los Angeles ishte fotografuar me një njollë bukur të dukshme në një pjesë delikate të pantallonave të tij, transmeton Klan Kosova.
Por çfarë ndodhi me të?
A i kishte ndodhur diçka si rezultat i frikës nga fluturimi? Apo ndoshta stjuardesa ia kishte hedhur pijen “aksidentalisht” në pantallona, pikërisht në një vend shumë të papërshtatshëm?
Kjo çështje mund të ketë ngritur një dilemë të madhe.
Por atij nuk duhet t’i bëhet vonë, për shkak se mund të jetë shumë i zënë duke e shijuar martesën me nusen e tij të re.
Çifti që e mbajnë lidhjen shumë private dhe që tashmë janë prindër të një vajze, janë martuar muajin e kaluar në një ceremoni shumë private.