Për shqiptarët, ceremonia e sontme e Oscars është shumë e rëndësishme për shkak të filmit kosovar Shok, por gjithashtu do të ketë edhe shumë zhvillime të tjera interesante.
Ja çfarë mund të presim nga edicioni i 88 i Oscars.
Shumë njerëz të famshëm - dhe disa tjerë jo aq të famshëm - do të shpërblehen me çmime.
Për aktorin më të mirë favorit absolut është
Leonardo Di Caprio, kurse
Brie Larson është favorite për ta marrë çmimin si aktorja më e mirë.
Beteja për filmin më të mirë është në mes të
“The Revenant” të regjisorit Alejandro G. Inarritu – i cili e ka fituar Oscar-in edhe vitin e kaluar me filmin
“Birdman” – dhe filmit të Adam McKay
“The Big Short". Po ashtu, njëri nga favoritët është edhe filmi i Tom McCarthy
“Spotlight”, njofton Klan Kosova.
Ceremonia e sivjetme do të prezantohet nga komediani i famshëm,
Chris Rock, i cili është me ngjyrë, ndonëse Akademia Amerikane është kritikuar shumë se këtë vit dominohet totalisht nga të bardhit.
Prandaj, disa yje me ngjyrë si
Spike Lee, Jada Pinkett Smith dhe
Will Smith kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në organizim.
Po ashtu, gjatë mbajtjes së Oscars është thënë se do të ketë protesta anti-Oscars pikërisht për diskriminimin racor në art, pasi asnjë njeri me ngjyrë nuk është në kategorinë për regjisorin më të mirë dhe asnjë në kategorinë për aktorin më të mirë.
klankosova.tv