Lajmet e fundit

Sonte në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova është i ftuar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai do të flas për situatën politike në vend dhe situatën brenda AKR-së.
Në temën e Orës do të ndiqni në detaje se çfarë ngjau sot në Dardani, kur u larguan banorët nga banesat që i kishin në shfrytëzim deri tani.
Sa është numri i të lënduarve e të arrestuarve? Kush ishte më i dhunshëm?
Poashtu, do të mësoni rrëfimin e një pacienti i cili e rrahu mjekun në QKUK!
Pse ndodhi kjo? Çfarë i tha mjeku i sulmuar e kolegët e tij? Çfarë hapa ndërmorën organet e rendit?
Këto dhe shumë të tjera mund t'i ndiqni në Klan Kosova, me fillim nga ora 23:00.