Lajmet e fundit

Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit do të diskutohet për telashet brenda partisë së Drejtësisë.
Kush po e kërkon dorëheqjen e kryetarit Ferid Agani? Për të folur për këtë temë është i ftuar ish deputeti i PD-së, Jeton Svirca.
Në Kosova Direkt raportohet nga Mitrovica. Atje është anuluar festivali i filmit, Bridge Film Fest. Arsyet pse ndodhi kjo i mësojmë nga mysafirja e ftuar.
Tema e Orës së Fundit flet për ndërtimet që janë duke u bërë në zonat rreth KEK-ut, aty ku pritet që të zgjerohet mihja. Besohet se ndërtimet e shumë shtëpive u bënë, vetëm për të përfituar nga shpronësimi.
Këto edhe shumë lajme tjera mund t’i ndiqni me fillim nga ora 23:00 në Klan Kosova.