Nëse nuk e humbët ribashkimin virtual të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, me siguri e vutë re tensionin mes të dyve. Jenn që prekte flokët gjatë gjithë kohës, e ndërsa Brad i skuqur i tëri teksa ulte sytë herë pas here për të mos u përballur me shikimin e saj.
Ish-çifti u ribashkua në një takim virtual të Fast Times në Ridgemont High.Eventi ndodhi ditën e djeshme, me 17 shtator dhe në fokus, ishte një pjesë leximi nga Dane Cook, Feelin ‘A-Live. Ngjarja mblodhi para për organizatën jofitimprurëse të ndihmës së shpejtë, CORE, e cila u themelua nga Sean Penn dhe REFORM Alliane, që ka në qendër reformën në drejtësinë penale.
Teksa narratori i famshëm Morgan Freeman lexonte: "Gjoksi i saj dukej edhe më i madh se zakonisht, thithkat i ishin forcuar dhe sytë iu mbushën me dëshirë...", të gjithë të pranishmit u duk sikur u vunë në siklet dhe me sy të drejtuar nga Jenn dhe Brad prisnin për reagimet e tyre.
E njëjta gjë ndodhi dhe me fansat. Njerëzve iu desh një tjetër shenjë si kjo për t'ju përgjëruar ish-çiftit të kthehen sërish. Sipas UsWeekly, Brad dhe Jennifer kaluan shumë mirë dhe nuk u vunë fare në siklet (sikurse e pamë ne). Ish-bashkëshortët janë në një periudhë miqësore me njëri-tjetrin dhe kaluan shumë mirë duke luajtur ato role.
Madje, ju duket "histerike fiksimi që fansat kanë me rikthimin e tyre si çift". Edhe njëherë tjetër, mos ëndërroni! Aktorja thuhet se është shumë mirë me jetën e saj personale e ndërsa Brad në fillimet e dashurisë me modelen Nicole Poturalski.
Sidoqoftë, tensionin që vjen nga gjuha e trupit, asnjëri prej tyre s'e mohon dot, prandaj ka ende shpresë./anabelmagazine/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.