27.02.2019 · përditësuar para 2695 dite1 min lexim
Madje edhe Bradley Cooper ka frikë nga skenat e mëdha.
Aktori që ishte i nominuar tri herë mahniti gjithë turmën në natën e ndarjes së çmimeve Oscars me një performancë të ‘nxehtë’ të këngës “Shallow” bashkë me kolegen e tij Lady Gaga - por jo pa e marrë një këshillë nga Jennifer Lopez.
“Ai dukej pak nervoz. Unë i pëshpërita dhe i thashë ‘Kënga është shumë e bukur. Kur të dëgjojnë vetëm notat e para të kësaj kënge, të gjithë do të duartrokasin. Prandaj, mos u shqetëso – thjesht këndoje këngën’. Ai më tha se është në rregull”, ka thënë Lopez në një paraqitje live bashkë me Alex Rodriguez në Instagram.
Lopez që në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars prezantoi krah Chris Evans ka thënë se performanca e Gagës dhe Cooper ishte “shumë e bukur dhe shumë emocionuese”.
Ajo tha po ashtu se ishte ndjesi speciale ta shihje këtë performancë magjike e ulur në radhën e parë.
Kënga “Shallow” ka marrë çmimin Oscar si “Kënga më e mirë origjinale” duke i dhuruar kështu Lady Gagës edhe Oscarin e parë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.