Lajmet e fundit

Aktorja Amber Heard thuhet se ka kërkuar ta shtyhet gjykimi ndaj ish burrit të saj, Johnny Depp, pasi që ajo po përpiqet që të arrijë një marrëveshje me të.
30 vjeçarja e cila po e akuzon yllin e “Piratëve të Karaibeve” për dhunë, ka kërkuar të hënën nga avokati i saj që të negociojë me Depp, transmeton Klan Kosova.
Sipas burimeve të TMZ, çifti nuk kanë arritur të pajtohen gjatë negociatae të tyre edhe pse janë pajtuar për shumën prej 8 milionë dollarëve, por aktorja ka kërkuar nga Deppq ë të shkruajnë një deklaratë të përbashkët ku ai pranon se në martesën e tyre ai ka ushtruar dhunë ndaj saj, gjë të cilën ai nuk e ka pranuar.