Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, sërish ka diskutuar me banorët për tradhtinë në çift teksa në vazhdimësi merr mendime të kundërta nga të tjerët.
Vullneti sërish u shpreh se marrëdhënia intime që ndodh njëherë nuk është tradhti teksa banorët e rinj i reaguan në këtë deklarim.
“A je ka don me hapë debat për inati a çka, qysh seksi nuk është tradhti. Çfarë karakteri të flliqt paske ti”, u shpreh Edi teksa Vullneti e kundërshtoi.
Banorët tutje diskutuan edhe për konceptin ‘one night stand’ që i referohet një përvoje intime që ndodh vetëm një herë dhe nuk ka ndonjë vazhdim të saj – gjë të cilën e mbështet Vullneti, por për banorët e tjerë është e papranueshme.
Madje, Xheneta u shpreh se ka humbur një lidhje 5-vjecare vetëm pse ish-partneri i saj bëri një natë të tillë me dikë tjetër.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=MdeWcOU3CWk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.