Lajmet e fundit

Për njerëzit në të gjithë botën një pjatë me drithëra është zgjidhje ideale për mëngjes.
Por, për shumicën e atyre që bëjnë këtë zgjidhje do të vijë si një e papritur që dridhërat ishin shpikur për të ndaluar njerëzit nga masturbimi.
John Harvey Kellogg i cili krijoi drithërat në fund të shekullit të 19-të fillimisht me qëllim që ajo të jetë një “ushqim i shëndetshëm, i shpejtë dhe anti masturbim”, sipas Mental Floss, transmeton Klan Kosova.
Kellogg që është një fizikant kishte një qëndrim interesant mbi seksin duke besuar se është jo i shëndetshëm për trupin, mendjen dhe shpirtin. Ai ishte i martuar por nuk e kishte konsumuar kurrë martesën e tij duke mbajtur një dhomë të veçantë nga gruaja e tij.
Ai gjithashtu ka adoptuar fëmijët e tij në vend se të ngjizë ata me partneren që kishte në krahë.
Dhe duke qenë se ai ishte kundër seksit, e konsideronte masturbimin edhe më keq. “Vetë ndotja është një krim dyfish i neveritshëm” ka shkruar ai sipas gazetarëve të Mental Floss.
Ai madje në librin e tij “Fakte të gjala për të rinj dhe të moshuar: Përqafimi i historisë natyrore dhe higjienës së jetës organike ka përshkruar 39 simptome të ndryshme që sipas tij shkaktohen nga masturbimi.
Në këto simptoma përfshihen epilepsia, puçrra fytyre, sjellje e keqe, zhvillim të dobët, dridhje dhe ngërçe muskujsh.Ai besonte se një mënyrë jetese e shëndetshme mund të shërojë shumicën e simptomave. Mishi dhe ushqimet e pasura rritin dëshirën seksuale ishte shprehur ai .
Duke punuar si fizicient në një sanatorium të Michiganit, ai zbuloi në gamë të ushqimeve të përshatshme për ushqim që presupozohej të ndalonte njerëzit të vetëknaqin veten seksualisht.
Në fillim, ai zbuloi “granula” që ishte një kombinim mes misrit dhe tërshërës që ishin të pjekura dhe të shndërruara në copa të vogla.
Duke u frikësuar nga dëmet legale që mund të kishte nga kompania që po prodhonte produktin e njejtë nën emrin e njejtë, Mr Kellogg ndryshoi emrin e këtij zbulimi në “granola”.
Më pas, Kellog zhvilloi një varg të drithërave të ndryshme duke përfshirë misrin për të cilin ai besonte se luan rol të rëndësishëm në zvogëlimin e dëshirës për masturbim.
Kështu u krijuan edhe drithërat “Corn Flakes”
Ndërsa vëllua i tij Will i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i John shtoi më vonë sheqerin në drithëra gjë për të cilën ai nuk u pajtua, madje ishin në një grindje të gjatë për shumë vite.
Por John ishte shumë i ashpër në aspektin e ndalimit të kënaqësive seksuale duke propozuar ide bizare për djemtë dhe vajzat, përfshirë këtu edhe idene që vajzat duhet të djegin klitorisin me një acid.