13.06.2016 · përditësuar para 3702 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shfaqur sot me njërin sy të mavijosur në një aktivitet të tij publik, njofton Klan Kosova.
Presidenti mori pjesë në 90 vjetorin e shkollës ‘’Abedin Rexha’’ në Turiqec të Skënderajt, dhkollë kjo në të cilën ai kishte ndjekur mësimet si fillorist.
Ajo që ka rënë në sy në këtë paraqitje të Thaçit, ishte një mavijosje në syrin e djathtë, shenjë jo e zakonshme në fytyrën e Presidentit.
Gjithsesi, Thaçi ka mbajtur një fjalim në këtë përvjetor. Presidenti tha se nuk është aspak e rëndësishme se ku gjendet objekti i shkollës, në ndonjë fshat, apo qytet, përderisa nxjerrë kuadro të suksesshme.
Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Ai tha se do të punojnë shumë që të krijohen kushte të mira në arsim dhe të ketë edukim cilësor.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.