Lajmet e fundit

Pagjumësia është një problem i cili mund të shkaktojë ndikime të ndryshme në lidhje me shëndetin e organizmi tonë, prandaj shpesh është nevoja që ne të kujdesemi sa më shumë për ta eleminuar këtë problem. Disa nga problemet që përballen njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë;
Gjithmonë ndiheni të lodhur
Njerëzit të cilët kanë këtë problem nuk do të ndjejnë një ndryshim nëse është e hënë në mëngjes apo e diel pasdite. Lodhja dhe të gjitha ato që shoqërohen me qarqe të errëta nën sy janë të zakonshme për personat që vuajnë nga pagjumësia.
Gjumi është një privilegj
Më reale ju tingëllon se paqja botërore është arritur, sesa të arrini të fleni në vazhdimësi të paktën tetë orë së paku gjatë një nate.
Ju keni provuar absolutisht gjithçka
Pilulat me bazë bimore, tabletat për gjumë, vajra të veçanta, çaja bimore, teknika të ndryshme të frymëmarrjes dhe ushtrime të relaksimit, por asnjë nga to nuk funksionon për ju.
Të gjithë e vërejnë lodhjen tuaj
Po, ju jeni të vetëdijshëm se dukeni tmerrshëm sepse lodhja ndikon keq fizikisht dhe psikologjikisht. Komentet e kolegëve dhe njerëzve të mjedisin tuaj ju duken irrituese, kur ju thonë, “dukeni pak të lodhur”, kurse në momente të tilla shpesh reagoni më ashpër se më parë.
Llogaritja e përhershme e kohës
Luftë e madhe bëhet duke llogaritur se sa kohë keni ende për të fjetur para se të aktivizohet alarmi. Më këtë edhe më tej rrisni tensionet dhe shanset për të bjerë në gjumë janë minimale.
Gjithkush ka zgjidhje për problemin tuaj
Thuajse ju vetë nuk ndiheni keq në ballafaqimin me këtë problem dhe çdo person që zbulon se vuani nga pagjumësia ju jep një shumëllojshmëri këshillash dhe sugjerime se çfarë të provoni. Irrituese apo ajo?
Ndërrimi i shtratit për ju është një makth
Kur vjen puna për ndonjë arsye duhet të flini në një shtrat që nuk është juaji, nuk ka makth të më keq se kjo.
Jeni shumë emocional
Pothuajse çdo natë ndjeni sikur pranë jush gjendet një grumbull emocionesh. Fillimisht shpresoni se kjo është nata juaj dhe më në fund do të flini, atëherë kjo shpresë ngadalë kthehet në shpresë të rreme dhe në fund zakonisht përfundon në një tjetër natë pa gjumë. /albeu.com/