01.07.2016 · përditësuar para 3684 dite1 min lexim
Pozita e Presidentit në Austri është kryesisht ceremonial. Gjithsesi Presidenti ka të drejtë ta shpërndajë Këshillin Nacional – dhoma e ultë e Parlamentit. Kjo çon direkt në zgjedhje të përgjithshme.
Megjithatë, Presidenti mund ta bëjë këtë vetëm një herë gjatë mandatit të tij për një arsye të veçantë - ai nuk mund ta përdorë këtë të drejtë më.
Ndërsa ministrat dhe qeverinë e udhëheqë Kancelari/ja. Po ashtu fuqinë për shpërndarjen e qeverisë e ka kryeministri/ja. Por ministrat formalisht duhet të betohen tek Presidenti.
Presidenti i ri i Austrisë nuk do të dihet deri ka fundi i tetorit, pasi që Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka anuluar zgjedhjet e kaluara presidenciale – të mbajtura në maj – pasi ka gjetur parregullsi, njofton Klan Kosova.
Një nga kandidatët që mund të fitojë postin e Presidentit, është edhe kandidati i Partisë së Lirisë, djathtisti ekstrem Norbert Hofer.
http://klankosova.tv/anulohen-zgjedhjet-presidenciale-ne-austri/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.