Lajmet e fundit

Psikologjia shëndetësore, e zhvilluar në fund të viteve 1970, është fusha e veçantë e kërkimit.
Një psikolog i shëndetit, i quajtur gjithashtu psikolog mjekësor, ndihmon individët të eksplorojnë lidhjen midis emocioneve dhe shëndetit fizik.
Psikologu i shëndetit gjithashtu ndihmon mjekët dhe profesionistët mjekësorw të kuptojnë efektet emocionale të sëmundjes në veçanti ose të sëmundjes së pacientit, shkruan PsychologyToday, transmeton Klan Kosova.
Këta ekspertë punojnë në këto fusha shëndetësore: Menaxhimi kronik i dhimbjeve, onkologji, rehabilitimi fizik, trajtimi i varësisë dhe çrregullimet e të ngrënit.
Psikologët e shëndetit mund të gjenden në klinikat, spitalet, praktikat private dhe agjencitë e shëndetit publik.
Disa gjithashtu punojnë në mjediset e korporatave për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien në mesin e punonjësve, duke u angazhuar në politikat e punës dhe vendimmarrjen.