Lajmet e fundit

Edhe pse është një nga komedianët më të njohur në ekranin shqiptar, Ermal Mamaqi është gjithashtu mjaft i ndjeshëm për sa u përket çështjeve sociale e me ndjeshmëri në publikun e gjerë.
Duke marrë shkas nga ngjarjet horror të ditëve të fundit, Ermali ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet flaka e një qiriri dhe shkruan: “Vështirë të bësh humor me gjithë këto vrasje makabre që shohim…”. Epo, nuk i heqim asnjë presje asaj që ka shkruar moderatori, shkruan Blitz.al. https://www.instagram.com/p/BNpFzDLgtYc/?taken-by=ermalmamaqiofficial