Lajmet e fundit

Aktorja me famë botërore, Kirsten Dunst shpërtheu në lot ndërsa po ecte mbi qilimin e kuq në festivalin e Kanës, në atë që do duhej të ishte një ngjarje gëzimi, njofton Klan Kosova.
35 vjecarja në një moment e gjeti veten të tronditur nga emocionet, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve teksa fshinte lotët.
Shumë shpejt atë erdhën ta ngushëllojnë aktorja Elle Fanning dhe regjisorja e filmit, Sofia Coppola.
Megjithëse u tha se ishin lot gëzimi, vetë stafi i Kirsten nuk ka komentuar mbi këtë.
Ndryshe, Dunst shkoi në festivalin e Kanës për të promovuar filmin e saj të fundit “The Beguiled”.