Lajmet e fundit

Të jesh prind do të thotë të kesh qëndrim, prezencë dhe të evoluosh. Sado që do të mundoheni, ju thjesht nuk do të mund të jetoni më njëjtë kur të bëheni prindër. Kjo vlen nëse ju doni të bëheni prindër të mirë për fëmijët tuaj. Pasi që fëmijët meritojnë më të mirën nga ju, ja disa nga ndryshimet që duhet t’i bëni kur ta merrni hapin e madh të të qenit prind.
Duhet të bëheni më tolerant
Tolerancë do të thotë se ju duhet të jeni fleksibilë me dëshirat e fëmijëve tuaj. Nganjëherë gjërat që ata i duan, mund të mos u përputhen dëshirave dhe prioriteteve tua, por ju do të duhet t’ua jepni.
Duhet të jeni më të organizuar
Të jesh single, apo të mos kesh fëmijë, do të thotë shumë kohë e lirë për veten. Por kur një fëmijë vjen në jetën tuaj, ju do të kaloni në një stad tjetër dhe do t’u duhet ta organizoni kohën tuaj.
Duhet të jeni më produktivë
Të qenit nënë apo baba, është një punë me kohë të plotë. Do tu duhet të jeni tërë kohën në dispozicion për fëmijët tuaj, si dhe të punoni që t’ua siguroni kushtet elementare për jetë. Kjo do të thot që do tu duhet të jepni 100% nga vetja tërë ditën.
Duhet të jeni përkrahës
Të jesh prind mund të jetë një sfidë e vërtetë. Provoni dhe mësoni se si të jeni përkrahës. Duhet të jeni përkrahës edhe për partneri dhe madje për personat që ju ndihmojnë me beben.
Duhet të jeni të përgjegjshëm
Kur të bëheni prindër, do tu duhet të jepni shumë përgjegjësi për veprimet që bëni. Gjithashtu edhe me financat, nuk do të mund të shpenzoni më vetëm për vete siç bënit dikur.