Lajmet e fundit

Nëse jeni te interesuar që t’i mbani eshtrat tuaja të forta e të shëndetshme, ushtrimet fizike e as ecja nuk mjaftojnë, edhe ushqimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Një dietë e shëndetshme për t’i mbajtur eshtrat në formë, duhet të përmbajë kalcium, potasium, magnezium dhe vitamina si D dhe K.
Ja disa nga ushqimet më të mira dhe më të nevojshme për eshtra:
Përveç jogurtit, djathi është një mënyrë tjetër për t’i forcuar eshtrat.
Sardinat
Peshqit sardina mund të jenë të vegjël, por ata vijnë në një pako vitaminash të nevojshme për eshtrat, vitaminën K dhe vitaminën D. Kjo për shkak se sardinat hahen bashkë me eshtrat e tyre.
Spinaqi
Një dietë e shëndetshme për eshtrat, s’duhet të përmbajë vetëm mish e prodhime qumështi. Ka shumë perime që mund t’ju ndihmojnë në këtë aspekt, e një ndër ta është spinaqi.
Fiku
Fryti i fikut, përmban shumë kalcium dhe si i tillë është shumë i dobishëm për eshtrat.